2011-06-11 14:02:42

Papa: kurrë më populli rom të mos refuzohet e të shtypet.


“Kurrë më popullit juaj të mos shtype, të mos refuzohet e të mos përçmohet”. Kështu u tha Papa Benedikti XVI romëve e ciganëve tjerë të cilët i priti sot paradite në Sallën Nervi në Vatikan. “Nga ana juaj – porositi Papa – kërkojeni përherë drejtësinë, legalitetin, pajtimin e orvateni të mos jeni kurrë shkak i vuajtjeve të tjerëve”.
“Jepni edhe ju bashkëpunimin tuaj konkret e të sinqertë, në mënyrë që familjet tuaja të vendosen denjësisht në indin e qytetërimit evropian”. Kështu u tha mes tjerash Papa gjatë audiencës së sotme në Vatikan afër 2 mijë ciganëve që i përkasin etnive e grupeve të ndryshme të ardhur nga mbarë Evropa.
Ciganët erdhën në Romë në shtegtimin shpirtëror me rastin e 75 vjetorit të martirizimit dhe të 150 vjetorit të lindjes të Lumit Zefirin Himenes Malla (1861-1936), cigan me prejardhje spanjolle. “Shumë prej jush – shtoi Papa Racinger – janë fëmijë e të rinj që duan të arsimohen e të jetojnë me të tjerët e si të tjerët. Ata i shikojnë me përzemërsi të veçantë, i bindur se fëmijët tuaj kanë të drejtë në një jetë më të mirë”.
“Je të jetë e mira e tyre – tha akoma Papa – aspirata juaj më e madhe. Ruajeni dinjitetin e vlerën e familjeve tuaja, Kisha të vogla shtëpiake, që të jenë shkolla të vërteta të njerëzimit”. Institucionet, nga ana e tyre, të bëjnë atë që është e mundur për të ju shoqëruar në këtë rrugë. “Së fundi – shtoi Benedikti XVI – edhe ju jeni të thirrur të merrni pjesë aktivisht në misionin ungjillëzues të Kishës, duke promovuar aktivitete baritore në bashkësitë tuaja”.
E Papa nuk e harro persekutimin e shfarosjen e ciganëve që ndodhi gjatë Luftës së II Botërore: mijëra gra, burra e fëmijë që janë vra në mënyrë barbare në kampe të përqendrimit. Ishte një ram pak e njohur, përmasat e së cilës janë të jashtëzakonshme, e të cilën dramë familjet tuaja e bartin të skalitur në zemër”.







All the contents on this site are copyrighted ©.