2011-06-10 18:38:57

Shqipëri: sipas Berishës Vendimi i Kolegjit është në bazë të Kushtetutës, sipas Ramës jo


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se numërimi i çdo vote është parimi themelor i një sistemi zgjedhor në një sistem demokratik, ndërsa theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte në nderim të Kushtetutës dhe parimit universal të leximit të çdo vote. "Gjykatësit shqiptarë, njësoj si ata ndërkombëtarë respektuan kushtetutën e vendit të tyre dhe parimit të numërimit të çdo vote, pasi nuk mund të përjashtohet nga numërimi asnjë votë e vetme, kur ligji e përcakton atë", tha Berisha, në mbledhjen e sotme të Komitetit të Integrimit.
Kreu i qeverisë theksoi se gjithçka po zhvillohet është në kuadrin e shtetit ligjor, ndërsa ftoi opozitën që të jetë pjesë e vendimeve të rëndësishme dhe të mos bllokojë proceset integruese të vendit. "Testi i fundit politik, po provon edhe funksionimin e shtetit ligjor", tha Berisha.

Ndërsa kryetari socialist Edi Rama deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur së fundmi në Shqipëri është alarmante dhe se Kolegji me vendimin e padrejtë ka thelluar hendekun mes të vërtetës dhe të drejtës me padrejtësinë dhe shpërdorimin e detyrës së legalizuar me vendim gjykate.







All the contents on this site are copyrighted ©.