2011-06-10 18:22:38

Nesër në Vatikan Papa Benedikti XVI takohet me ciganët evropianë, më 75 vjetorin e martirizimit të të Lumit cigan Zeferin Himenes Malla.


Kështu pra, me rastin e 75 vjetorit të martirit cigan spanjoll Zeferin Himenes Malla, që u shpall i Lum nga Gjon Pali Ii më 4 maj 1997, një përfaqësi e shumënumërt e cinagëve të Evropës do të marrë nesër e të dielën, në Romë, në shtegtimin e organizuar nga Këshilli Papnor për Baritorinë e Emigrantëve dhe të Endacakëve.
Momenti kulmor i takimit do të jetë audienca e 1500 ciganëve me Papën Benediktin XVI, që është në program për nesër në Sallën e Bekimeve në Vatikan. Kujtojmë se në këtë takim do të përfaqësohen bashkësi dhe etni të ndryshme ciganësh. E kjo ngjarje i shtohet ngjarjeve tjera të historisë, siç ishte kremtimi i Meshës së Shenjtë për ciganët nga Papa Pali VI Montini në Pomezia, afër Romës, më 26 shtator 1965 në tendë të madhe të përgatitur për këtë ngjarje. E gjatë homelisë, Pali VI nënvizoi se si takimi me popullin nomadë qe “një eksperiencë e re”, një “ngjarje e madhe”, një “zbulim i ndryshëm” me vlerë.
“Ju sot, ndoshta si murrë më parë, e zbuloni Kishën. Ju në Kishë nuk jeni të mënjanuar e as të lënë anash, po, shikuar nga disa aspekte, ju jeni në qendër të se, ju jeni në zemër. Ju jeni në zemër të Kishës, sepse jeni vetëm: askush nuk është i vetëm në Kishë; ju jeni në zemër të Kishës, sepse jeni të varfër e nevojtarë për asistencë, për arsimim, për ndihmë; Kisha i do të varfrit, ata që vuajnë, të vegjlit, të mënjanuarit, të braktisurit”.
Në atë “ditë të paharrueshme”, Papa Pali VI u drejtua atyre që i quan me dashuri atërore “të dashur endacakë” e “të dashur ciganë” . Thirrja e Papës Montini është e një ati përdëllyes:
“Kini besim! Nuk kemi asgjë për të ju kërkuar, përveç që ju ta pranoni miqësinë amnore të Kishës. Mund të bëjmë diçka për ju, për fëmijët tuaj, për të sëmurët tuaj, për familjet tuaja, për shpirtrat tuaj, nëse i besoni Kishës e atyre që e përfaqësojnë atë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.