2011-06-10 18:28:31

Më 20 qershor, në OKB-në e Gjenevës, veprimtaria “i Lumi Vojtila dhe të drejtat të njeriut”.


“Promovimi i të drejtave të njeriut dhe Gjon Pali II”, është tema e veprimtarisë, organizuar nga Misioni i përhershëm i Selisë së Shenjtë dhe i Polonisë pranë OKB-së së Gjenevës, programuar për 20 qershorin e ardhshëm, në selinë e Kombeve të Bashkuara. Do të flasin një numër i madh personalitetesh kishtare dhe institucionale, Pritet edhe një mesazh i sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarçizio Bertone. Pastaj do të shfaqet një film-dokumentar, kushtuar të Lumit Vojtila dhe do të përurohet ekspozita e pullave postare, me pamje nga shtegtimet apostolike të Gjon Palit II. Imzot Silvano Tomazi, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë, në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Kombet e Bashkuara kanë në Gjenevë, një nga bazat më të rëndësishme të strukturës ndërkombëtare, që është Këshilli për të drejtat e njeriut. Menduam, prandaj, të vëmë në dukje personalitetin e Gjon Palit II dhe kontributin e tij në këtë drejtim. Në veprimtari do të theksohet, në veçanti, se i Lumi i ri e bëri Kishën “vend prej nga dëgjohej zëri i njerëzve pa zë” të kësaj bote, duke ngritur zërin e tij, që tundi Planetin, në emër të punëtorëve polakë, të atyre indianë, të fëmijëve të palindur e të mitur... Prandaj edhe meritoi epitetin “Papa i të drejtave njerëzore”. Duke u nisur nga Enciklika “Pacem in Terris” e Gjonit XXIII, e posaçërisht, nga mësimet e Koncilit II të Vatikanit, u njohu nënshtetësinë e plotë, në se mund të shprehemi kështu, të drejtave të njeriut në doktrinën shoqërore të Kishës. Përmes Gjon Palit II, duam t’i kujtojmë botës se universaliteti i të drejtave të njeriut, mund të bëhet rruga më e përshtatshme për të siguruar paqen e për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë njerëzve, sidomos, të më të varfërve e të vendeve të pazhvilluara.
E duam të kujtojmë se Gjon Pali II është i gjallë mes nesh, edhe pse Benedikti XVI çon përpara disa nga idetë e tij themelore, që nisën të vihen në jetë që kur Jozef Racinger ishte kardinal, në bashkëpunim të plotë me Papën Vojtila.









All the contents on this site are copyrighted ©.