2011-06-10 17:34:09

Benedikti XVI krijon, në Kanada, Heparkinë e kaldejve


Benedikti XVI krijoi Heparkinë kaldeje të Kanadasë, me titullin Mar Addai, me seli në Toronto. Emëroi edhe ipeshkvin e parë të saj. Është 74 vjeçari, imzot Hanna Zora, që transferohet nga Selia e Ahvazit, duke ruajtur titullin kryipeshkëv ad personam. Do të jetë bari shpirtëror i një grigje prej 38 mijë besimtarësh kaldenj, që banojnë në Kanada. Besimtarët, për të cilët do të kujdeset, janë të shpërndarë në disa zona të vendit, si në Toronto, Monreal, Vankuver e Otava. Heparkia e re, ndonëse e pritur me shumë gëzim, si pikëmbështetje fetare e të krishterëve kaldenj të Amerikës Veriore, ruan shenjën e diasporës, që u intereson të krishterëve irakianë në botë, pa e humbur karakterin universal.Duhet kujtuar se, pas dymijë vjet krishterimi, kaldenjtë irakianë vijojnë të jenë të izoluar në kishën e tyre vendase, tejet të pasur me liturgji, ndërsa në botë, ende të paintegruar në shoqëritë perëndimore, edhe pse shpërngulja e tyre në masë vijon.







All the contents on this site are copyrighted ©.