2011-06-09 17:50:02

Principata e Andorrës shton numrin e njohjeve të Kosovës në 76


Principata e Andorrës zyrtarisht ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke rritur numrin e njohjeve në 76. Konfirmimi zyrtar është dërguar në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, njoftoi mbrëmë vonë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Principata e Andorrës kufizohet nga Franca dhe Spanja.Kjo njohje vjen në kohën kur . Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po bën përpjekje maksimale për përmbylljen e procesit të njohjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.