2011-06-09 14:22:17

Papa: për Lindjen e Mesme duhet zgjidhje globale e negociuar me të gjitha palët


“Për të bërë që paqja të përparojë në rajon, duhet gjetur një zgjidhje globale”, e të “negociuar që të ketë para sysh aspiratat dhe interesat e ligjshëm të popujve të ndryshëm që janë të përfshirë”. Ky është urimi që Papa shprehi gjatë audiencës me ambasadorin e ri të Sirisë pranë Selisë së Shenjtë, Hussan Edin Aala, për situatën që po kalojnë vendet e zonës së Lindjes së Mesme e të Mesdheut.
Ky synim duhet të vijojë, nënvizoi Benedikti XVI, “pa pasoja e pa dëmtuar asnjërin palë që është e përshirë në këto procese dhe duhet të jetë fryt i një kompromisi e jo i një zgjedhjeje të njëanshme të imponuar me forcë”, përndryshe do të ketë vetëm “zgjidhje të pjesshme e të pamjaftueshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.