2011-06-09 14:10:38

Papa do të përurojë më 4 korrik ekspozitën e artit kushtuar 60 vjetorit të meshtarisë së tij.


Benedikti XVI do të përurojë personalisht ekspozitën e artit me temën “Shkëlqimi i së vërtetës, bukurisë e dashurisë” më 4 korrikun e ardhshëm, në kuadrin e kremtimeve të 60 vjetorit të shugurimit të tij meshtarak. Ekspozita, e organizuar nga Këshilli Papnor për Kulturën, do t’u paraqitet gazetarëve të premten më 17 korrik, pranë Sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë, nga presidenti i dikasterit vatikanas kardinali Gianfranco Ravasi, e nga përgjegjësi i departamentit “Arti e feja”, imzot Pasquale Iacobone.







All the contents on this site are copyrighted ©.