2011-06-09 18:43:10

OKB-ja studion një rezolutë kundër Sirisë


Britania e Madhe ka paraqitur në Këshillin e sigurimit të OKB-së një bocë të rezolutës që dënon dhunën në Siri. Dokumenti kërkon veçanërisht ndaljen e ndeshjeve e garantimin e hyrjes së agjencive humanitare në Vend. Më tutje nënvizohet nevoja e reformave politike e fillimi i hetimi të pavarur që të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë manifestimeve.
Teksti që 15-tët do ta shqyrtojnë në Pallatin e Qelqtë është përgatitur nga Britania e Madhe e paraqitet në emër të gjitha Vendeve evropiane. Mbështetur haptazi nga Franca, Gjermania e Portugalia. Në projekt sipas burimeve të mediave – insistohet mbi nevojën e një procesi politik për zgjidhjen e situatës. Autoriteteve të Damaskut u kërkohet në veçanti të “heqin shtetrrethimin” e qyteteve e rivendosjen e të gjitha shërbimeve themelore si ai i energjisë elektrike e i ujit. Rusia është kundër “rezolutës” së Këshillit të Sigurimit të OKB-së “paralajmëruar nga Britania e Madhe e Franca, e për momentin nuk përjashtohet përdorimi i vetos nga ana e Moskës. Kështu njoftoi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Lukashevich.







All the contents on this site are copyrighted ©.