2011-06-08 19:35:23

Të martën, prova për paqen në Rripin e Gazës


Të martën e ardhshme do të mbahet në Kajro të Egjiptit një takim i ri ndërmjet përfaqësuesve të dy fraksioneve palestineze, Fatah dhe Hamas, për të diskutuar mbi formimin e një qeverie bashkimi kombëtar. Do të flitet gjithashtu, edhe mbi të burgosurit politikë e mbi një marrëveshje pajtimi. Qeveria e re do të formohet kryesisht nga teknikë e nga persona të pavarur prej partive dhe do të qëndrojë në pushtet deri në shtator, kur do të zhvillohen zgjedhjet. Marrëveshja e parë ndërmjet dy fraksioneve është nënshkruar po në Kajro, më 4 maj, me ndërmjetësimin e ministrit të jashtëm egjiptian.








All the contents on this site are copyrighted ©.