2011-06-08 19:34:20

Rezolutë e Londrës dhe e Parisit në OKB për Sirinë


Londra e Parisi paraqitën sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për të dënuar shtypjen e revoltave me dhunë nga regjimi sirian i presidentit Bashar Al Asad. Britania e Madhe e Franca kërkojnë gjithashtu, që të hapet një korridor humanitar.
Tashmë janë me mijëra refugjatët sirianë të strehuar në Turqi e në Liban, por gjatë ditëve të fundit numri i tyre është shtuar në mënyrë të veçantë. Ndeshjet ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare kanë shkaktuar deri tani mëse 1.300 viktima.








All the contents on this site are copyrighted ©.