2011-06-08 12:55:13

Papa: BE-ja me rrënjët e krishtera të mbron martesën dhe familjen.


“Në Evropën e sotme, Kombet me traditë solide të krishterë kanë një përgjegjësi të veçantë në mbrojtjen e promovimin e vlerës së familjes të themeluar mbi martesë, që si do që të jetë mbetët vendimtare në fushën edukative e në atë shoqërore”. Kështu pohoi Benedikti XVI gjatë fjalimit mbajtur në audiencën e përgjithshme në Vatikan, të cilën ia kushtoi udhëtimit të këtyre ditëve në Kroaci, vend që, kujtoi Ati i Shenjtë, “po përgatitet të hyjë në Bashkimin Evropian” me të gjitha pasuritë “ e thesarit të vet shpirtëror, etik e kulturor”.
“Akoma edhe një herë – nënvizoi Papa duke folur para 30 mijë besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan – para nesh doli në thirrja më e thellë e Evropës, që është ajo e ruajtjes dhe përtëritjes së humanizmit që ka rrënjë të krishtera e që mund të përkufizohet ‘katolike’, që do të thotë universale dhe integrale”. Një humanizëm, kujtoi Papa Racinger, “që vendos në qendër ndërgjegjen e njeriut, hapjen e tij ndaj trashendencës (mbinatyrshmes) e në të njëjtën kohë realitetin e tij historik, aftësinë e frymëzimit të projekteve politike të larmishëm por konvergjentë në ndërtimin e një demokracie përmbajtjesore, të themeluar mbi vlera etike të rrënjosura në vet natyrën njerëzore”.
Për Papën teolog, Kroacia duhet “të shikon në Evropë nga pikëpamja e një kombi me traditë të lashtë e solide të krishterë, që është pjesë përbërëse e qytetërimit evropian, ndërsa po përgatitet në hyjë në Bashkimin politik, bëri të dëgjohet përsëri urgjenca e sfidës që kanë sot popujt e këtij kontinenti: ajo, t që do të thotë tymos kenë frikë prej Zotit, prej Zotit të Jezu Krishtit që është Dashuri dhe e Vërtetë, e nuk i heq asgjë lirisë por i jep domethënien e horizontin e një shprese të besueshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.