NATO do të qëndrojë në Libi derisa të nevojitet. Gedafi të largohet.
28 anëtarët e NATO-s, të mbledhur sot e nesër në Bruksel, u kërkuan pjesëmarrësve
të operacionit “Mbrojtje e bashkuar” në Libi, të impenjohen më shumë. Pakti i Atlantikut
do të vazhdojë bombardimet kundër forcave të Muhamar Gedafit derisa të jetë e nevojshme.
Ky qe thelbi i deklaratës përfundimtare për Libinë, ku dje, sulmet e Aleancës arritën
një nivel të paparë deri tani, duke bombarduar sidomos bunkerin e kolonelit libian
në Tripoli. Ky i fundit deklaroi se do të mbetet në kryeqytet, gjallë a vdekur. Pa
rezultat, edhe misioni i të dërguarit rus Mikail Margelov, i cili u largua sot nga
Libia, duke vënë në dukje vetëm se ekziston një humnerë e thellë ndërmjet qëndrimeve
të qeverisë së Tripolit dhe atyre të Këshillit Kombëtar të Përkohshëm, me qendër në
Bengazi. Kryengritësit kërkojnë largimin e Gedafit nga pushteti dhe nga vendi. Ndërkaq,
sot paradite brigadat besnike të raisit libian bombarduan me artileri të rëndë Misratën,
mbi të cilën po derdhen mijëra ushtarë.