11 vetë janë vrarë në sulmin e militantëve islamikë nigerianë kundër një kishe e një
stacioni policie në veri të vendit. Siç shkruan sot gazeta “Daily Sun”, sulmi i djeshëm
është bërë nga grupi Boko Haram, nga i cili mbetën të vdekur tre vetë të tjerë. Anëtarët
e këtij grupi e quajnë veten “talebanët e Nigerisë” e gjatë dy vjetëve të fundit,
janë specializuar në sulme kundër kishave e qendrave të policisë.