2011-06-07 13:09:22

DBR-së në Madrid, figura e së Lumes Nënë Terezë u prinë të rinjve në temën “Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të fortë në fe”.


Vazhdojnë pa reshtur përgatitjet për Ditën Botërore të Rinisë (DBR-së), që do të zhvillohet në Madrid nga data 16 deri më 21 gushtin e ardhshëm. E figura dhe jeta e së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu do të jetë udhërrëfyesi i rinjve në thellimin e temës së kësaj dite.
Nisma e fundit e organizatorëve, është dërgimi i mesazheve telefonike sms nga ana e përgjegjësve të grupeve rinore pjesëmarrëse, drejtuar të gjithë të rinjve të regjistruar për Ditën Botërore të Rinisë, në mënyrë që çdo i ri të kenë mundësinë të marrë një sms të Papës për çdo ditë që do të jetë i pranishëm në DBR-së.
Në rrjetin e internetit, përmes Facebook, Twitter e Tuenti janë mbi 250 mijë të rinj që përcjellin përgatitjet e kësaj ngjarje e të cilët këshillohen që për një organizim, sistem dhe strehim sa më të përshtatshëm gjatë tërë javës së ditës rinore, të regjistrohen sa më parë e brenda datës 30 qershor. Ndërsa më 15 qershor përfundon afati i regjistrimit të të rinjve me handikap.
Delegacioni dioqezan i Madridit ka vënë në internet (on line) në adresën një faqe të re webi me materiale didaktike e ligjërata mbi fenë, që kanë të bëjnë me tematikat që i ka përzemër Dita Botërore e Rinisë, e cila sivjet ka për temë “ Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të fortë në fe “ (khs Kol 2,7). Materiali përkatës për pjesëmarrësit e kësaj ngjarje ndahet në tri pjesë: historia dhe natyra e DBR-së, mesazhi i Benediktit XVI për të rinjtë e pranishëm në Madrid, thellimi i temës së zgjedhur përmes figurës të së Lumes Nënë Terezë dhe realiteti i gjallë në gjirin e Kishës, si Manos Unidas e Karitasi.
Kohë më parë, kardinali i kryeqytetit spanjoll Antonio Maria Rouco Varela e informoi Papën mbi ecurinë e parapërgatitjeve që po bëhen për takimin botëror të gushtit me të rinjtë e mbarë botës, duke i paraqitur çantën e shpinës të DBR-së “Madrid 2011” me ngjyrë të kuqe e të verdhë të kombit mikpritës e që përmban: një rruzare të shenjtë, librin e shtegtarit, një doracak udhërrëfyes, një kopje të Youcat – katekizmit për të rinjtë parathënien e të cilin e ka shkruar Benedikti XVI dhe një biletë për transportin publikë.
Kit-i kompletohet me një kapuç e freskore. Të regjistruarit, pra pjesëmarrësit përveç pjesëmarrjes në programin e caktuar do të marrin pjesë edhe në ngjarjet kulturore që lidhen me ditët e Madridit e do të ketë një sigurim gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytetin e Spanjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.