2011-06-06 14:48:58

Siri: Observatori i të Drejtave Njerëzore, vetëm dje 40 viktima


Nga dhuna që shpërtheu në mbarë Sirinë, vetëm dje kanë vdekur 40 persona. Prej këtyre 35 vetëm në veri-perëndim. Ky është denoncimi që bënë Observatori për të drejtat njerëzore në Siri. Tridhjetepesë njerëz, 27 civilë e 8 agjentë të forcave të sigurimit, kanë vdekur në Jisrash Shugur. Në provincën Idlibi, në veri të vendit, represioni kundër manifestuesve që protestonin në shesh kundër regjimit, ka vazhduar. Dy civilë tjerë kanë humbur jetën në Jabla, kur policia hapi zjarr kundër manifestuesve në përpjekje për të shpërndarë turmën e njerëzve. Dhuna shpërtheu edhe në Deir Ezzor ku manifestuesit po protestonin para selisë së partisë Bath që është në pushtet: tre civilë u vranë nga ushtria.







All the contents on this site are copyrighted ©.