2011-06-06 13:20:34

Më 6 qershor, kalendari Kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv.


Me kalimin nga një jetë pas lumturive të përkohshme e gjërave materiale, në përjetimin e fortë të fesë së krishterë e përqafimin e mësimeve ungjillore, Norberti themeloi më 1121, Urdhri e Premostratensëve, një ndër Urdhrat më të vjetër rregulltar Murgar, që ju përkushtua posaçërisht edhe ungjillëzimit “ad extra” të jashtëm, duke paraprijë kështu ngjarjen e Urdhrave lypsar: Premostratensët. Emri vjen nga lugina franceze e Prémontrés, në afërsi të Laonit, ku shën Norberti qe ndalur dhe pat jetuar gjatë së bashku me disa shokë që ndanin së bashku përvojën e fesë dhe të jetës murgare.
Norberti lindi në Xanten të Gjermanisë, në vitin 1080. Siç përmendem më lartë, Norberti kaloi një jetë shekullare mes të mirave materiale e kalimtare, larg praktikimit të fesë e mësimeve ungjillore, derisa një ngjarje që përjetoi, e nxiti ta ndryshonte jetën rrënjësisht. Një rrufe kishte rënë afër tij, po për fat pa e vrarë, vetëm e kishte lënë pa ndjenja përtokë.
Nga kjo ngjarje tronditëse, Norberti vendosi të kthehej dhe ta përqafojë fenë e krishterë, u shugurua prift në vitin 1115. Punojë me të gjitha forcat për reformën e klerit e predikonte këmbëzbathur në misionet shëtitëse. Urdhri murgar, të cilin ai e themeloi, shumë shpejt u përhap në Evropë dhe në Palestinë. Në vitin 1126 qe emëruar ipeshkëv i Magdeburgut. Vdiq më 1134 dhe më 1582 u shpall shenjtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.