2011-06-06 17:27:08

Bakteri vrarës: dyshime për sojën, që nuk është eksportuar nga Gjermania


Soja e prodhuar në Gjermani mbahet si përgjegjësja për epideminë e Esheria Kolit, bakterit, që deri tani ka shkaktuar 24 viktima e mijëra të infektuar edhe në vende të tjera. Apo ndoshta jo! Megjithëse ndërmarrja prodhuese është mbyllur, analizat mbi kampionet e para janë negative. Por, soja e prodhuar në ndërmarrjen “bio” të Gjermanisë mund të jetë përzier me sojën e importuar nga Kina. Këtu po përqendrohet tani puna e analistëve, ndërsa Evropa mendon të shpërblejë bujqit, që kanë pësuar humbje për shkak të mosshitjes së perimeve. Ministria gjermane e Shëndetësisë ka vendosur ta mbajë të lartë nivelin e alarmit jo vetëm për sojën, por edhe për domatet, kastravecat dhe sallatën.







All the contents on this site are copyrighted ©.