2011-06-05 18:55:32

Papa lutet mbi varrin e të lumit Stepinac në katedralen e Zagrebit.


Standing ovacion për Benediktin XVI sot pasdite në katedralen e Zagrebit. Pas lutjes së mbrëmësores në katedralen e Zagrebit e në mbarim të fjalimit të tij, në cilin kujtoi figurën e shquar të të Lumit Alojzije Stepinac e qëndrimin e tij të prerë kundër diktaturës komuniste, të pranishmit, në këmbë, e duartrokiten përzemërsisht për disa minuta Atin e Shenjtë Racinger, që falënderoi të gjithë pranishmit.
Në përfundim të lutjes së mbrëmësores, kremtuar në katedralen e Zagrebit, Papa u ndal për disa minuta në lutje mbi varrin e të lumit Alojzije Stepinac (1898-1960), figurë historike. Ipeshkëv e martir, i shpall i lumtur më 3 tetor 1998 nga Gjon Pali II, Stepinac në Kroaci konsiderohet si figurë qendrore e Kishës katolike vendore e Nëntëqindës, kundërshtar i madh i të gjitha totalitarizmave, kundër fashizmit e kundër komunizmit, dhe mbrojtës i identitetit katolikë kroat në periudhën socialiste.
Në nivelin ndërkombëtar Stepinac është një personalitetit i diskutueshëm, në rend të parë për polemikat ndërmjet historianëve, por edhe katolikëve nga njëra anë e serbëve ortodoksë në anën tjetër mbi rolin e tij gjatë luftës së Dytë botërore dhe qëndrimet e tij pak të qarta ndaj regjimit ustashë të udhëheqësit kroat Ante Paveliç, që u vendos në Zagren më 1941 nga Mussolini e Hitleri.







All the contents on this site are copyrighted ©.