2011-06-05 20:43:35

Në Maqedoni përfunduan votimet e parakohshme.


Në Maqedoni në ora 19.00 janë mbyllur kutitë e vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme.Sfida mes konservatorëve e socialdemokratëve. Rezultatet e para do të dihen brenda disa orëve. Votimet u zhvilluan në mënyrë të qetë, me disa përjashtime të vogla parregullsie, në përgjithësi zgjedhjet rrjedhën në mënyrë të qetë, korrekte dhe qytetarët kanë shprehur lirshëm të drejtën e votimit dhe me një pjesëmarrje mbi 54 për qind të votuesve.
Partitë që garojnë në këto zgjedhje janë 18 por sfida kryesore është ndërmjet dy palëve kryesore, konservatorëve të VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski dhe Bashkimi i socialdemokratëve të liderit të opozitës Branko Crvenskovski.
Sipas paralajmërimeve, pritet që KSHZ-ja para mesnate të dal me rezultate paraprake për disa zona votimi dhe rezultatet e partive politike për fitoren e mandateve të deputetëve në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare








All the contents on this site are copyrighted ©.