2011-06-05 16:38:58

Më 5 qershor, duke shfletuar kalendarin kishtar, përkujtojmë edhe Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir.


Pa veprën misionare të Bonifacit, murg benediktin e ipeshkëv, nuk do të kishte qenë i mundshëm organizimi politik e social evropianë i Karlit të Madh. Bonifaci apo Winfridi i përkiste një familjeje fisnike angleze të Devonshiret, ku lindi në vitin 680.
Bëri kushtet e jetës murgare në abacinë e Exeterit e të Nursligut, para se të fillonte ungjillëzimin e popullsive gjermane përtej Renit.
Pas vështirësive të para, në tri vjet përshkoj pjesën më të madhe të territorit gjermanik. I thirrur në Romë, mori shugurimin ipeshkvnor nga Papa dhe emrin e ri Bonifaci.
Para se të organizonte Kishën përgjatë bregut të djathtë të lumit Ren, mendoj për themelimin e një abacie, në rajonin e Hesenit e të Turingjit, që të bëhej qendër shtytëse e spiritualitetit e të kulturës fetare në Gjermani.
Kështu lindi abacia e njohur e Fuldës. Si seli kryeipeshkvnore, zgjodhi qytetin e Majncit (Meinz). Shën Bonifaci e përhapi Fjalën e Zotit në Gjermani për 40 vjet. Vdiq më 5 qershor të vitit 754. Shën Bonifaci është pajtor i Gjermanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.