2011-06-05 15:13:01

Hollësira nga Mesha solemne e Papës në Zagreb


(05.06.2011 RV)Podiumi i elterit ishte simbol i dy duarve: njëra, që mbron burimin e jetës së amshuar, elterin, si pikë takimi njerëzor-hyjnor në Krishtin; tjetra, që formonte një strehë, simbol i veprimit pneumatologjik dhe i pranisë së Shpirtit të Hyjit në Kishë. Papa kremtoi Meshën e së Dielës VII të Pashkëve. Kumtimi i Fjalës së Zotit theksoi hapat e familjes së krishterë, duke i dhënë zemër ta mirëpresë misterin e jetës, t’i edukojë fëmijët me virtyte të krishtera, me përgjegjësi e impenjim të krishterë në shoqëri, me dëshirën për të qenë anëtarë të gjallë të jetës së bashkësisë.Në kremtim u përdoren gjuhët latine, kroate e italiane, ndërsa Ungjilli u këndua në gjuhën paleosllave. Kremtimin madhështor e shoqëroi një kor vigan, i përbërë nga këngëtarët më të mirë, të zgjedhur nga koret e famullive.








All the contents on this site are copyrighted ©.