2011-06-05 15:12:35

Benedikti XVI në lutjen e Mbretëreshës Qiellore flet për shkëmbim dhuratash.


Në përfundim të Meshës, gjatë lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa i falënderoi të pranishmit, një det me njerëz, për pjesëmarrjen, duke pohuar se dhurata e tij për familjet kroate është “feja e Pjetrit, feja e Kishës”, por duke kujtuar edhe se, në këtë shkëmbim dhuratash, familjet kroate i dhurojnë Papës fenë e jetuar në ‘kishëzën e tyre shtëpijake’, pasuria më e çmuar e Kishës universale. Së fundi, Ati i Shenjtë ia besoi familjet kroate Virgjërës Mari:
“Në këtë çast i lutemi Asaj, shpirtërisht të drejtuar kah Shenjtërorja e Marija Bistrica, e ia besojmë mbarë familjet kroate: prindërit, fëmijët, gjyshërit, udhën e bashkëshortëve, impenjimin edukativ, punën profesionale e shtëpijake. E i kërkojmë të ndërmjetësojë, që institucionet ta mbështesin gjithnjë familjen, qelizë e organizmit shoqëror”.
Në përfundim të lutjes, Papa kujtoi Takimin VII botëror të familjeve, që do të mblidhet vitin e ardhshëm në Milano. Përshëndeti, pastaj, në disa gjuhë: në spanjisht kujtoi se vendit iberik sot iu shtua një i Lum i ri, Huan de Palafoks i Mendoza, që nderohet edhe në Meksikë
Në këtë ditë të bukur, të ndiçuar nga dielli, që u duk me gjithë shkëlqimin e tij, pas natës me shi, Benedikti XVI përshëndeti në gjuhën sllovene, serbe, maqedone, hungareze, gjermane e, kryesisht, kroate, duke iu drejtuar kroatëve të shumtë mbledhur në hipodromin e Zagrebit.
Ndërmjet përshëndetjeve, edhe ajo në gjuhën shqipe, me të cilën e hapëm programin tonë të sotëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.