Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, ripohon vendimin e KQZ-së. Basha fitues në
bashkinë e Tiranës
Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton
të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha. Pra, Kolegji Zgjedhor rrëzon
kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, për të shpallur të pavlefshëm vendimin e
datës 18 maj dhe 23 Maj të KQZ-së ku u vlerësuan votat e kontestuara dhe u shpall
kryebashkiak i Tiranës kandidati i mazhorancës Lulzim Basha, me 81 vota më shumë se
rivali i tij Rama. Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesve ligjorë socialistë,
dhe pasi shqyrtoi provat e padisë së PS, së bashku tabelat përmbyllëse të rezultatit
të Tiranës dhe të KZAZ, të dorëzuara këto nga KQZ-ja vendosi të rrëzojë kërkesën e
PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së. Basha përshëndet vendimin e Kolegjit Zgjedhor:
Numërimi i çdo vote, fitorja më e madhe.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi dje vonë kërkesë-padinë
e Partisë Socialiste për shpalljen si të pavlefshëm vendimin të Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve për numërimin e votave të kutitë e gabuara. Ky vendim është paraqitur
si i formës së prerë dhe Kolegji Zgjedhor vendos pushimin e çështjes. Kolegji
e mori vendimin pas shqyrtimit të tabelave përmbledhëse për Tiranën dhe pasi dëgjoi
palët, Partinë Socialiste, KQZ-në dhe Partinë Demokratike. Trupa gjykuese e Kolegjit
Zgjedhor me relator Tom Ndrecën shqyrtoi të premten kërkesën ankimore të Partisë Socialiste
kundër vendimit të KQZ-së për vlerësimin e votave të kontestuara. Në mbledhjen
e paradites, e cila zgjati 4 orë, Kolegji kërkoi, në cilësinë e provave materiale,
tabelat përmbledhëse të 10 KZAZ-ve të Tiranës si dhe tabelat përmbledhëse të të gjitha
grupeve të numërimit në mënyrë që të vërtetohej nëse ato ishin përmbyllur para 18
majit, ditë kur komisioni miratoi në parim projekt-aktin i cili parashikonte numërimin
e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Ndërsa mbledhja e pasdites, e cila filloi
në orën 17:00, zgjati vetëm 15 minuta, kohë pas së cilës Kolegji u tërhoq për vendim. Kandidati
i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bazuar në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
të lënë në fuqi nga Kolegji Zgjedhor, rezulton të jetë fitues i bashkisë së Tiranës
me 81 vota në avantazh kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste, Edi Rama.