2011-06-04 07:35:44

Atë Giovanni Peragine: familja vatër vlerash, themeli i së ardhmes


Në qendër të udhëtimit apostolik të Papës Benediktit XVI në Kroaci është Dita kombëtare kroate e familjeve katolike që do të mbahet nesër më 5 qershor gjatë kremtimit të Meshës Shenjte në Zagreb. Kështu Kisha e sheh të ardhmen e një Vendi pikërisht në familje. Nuk duhet harruar se familja është qelizë e shenjtë, mbi të cilën ngrihet shoqëria njerëzore. Shteti duhet të mbrojë me forcë familjen, si edhe të mbrojë shenjtërinë e pacenueshmërinë e jetës.
Kisha nuk mungon ta ngrejë zërin për të ripohuar se dashuria, respekti i anasjelltë dhe bujaria janë vlera që ndihmojnë familjen të jetë si gjithmonë themel i jetës njerëzore dhe vatër e kultivimit të vlerave njerëzore, shpirtërore, shoqërore e kulturore. Kisha na kujton se nuk mund të kënaqemi vetëm me përparimin e shkencës dhe me përmirësimin e standardeve materiale, nëse ky përparim nuk shoqërohet edhe me përparimin e kultivimin e vlerave morale e shpirtërore.
Prandaj, Kisha kërkon masa të përshtatshme ekonomike dhe shoqërore në ndihmë e në favor të familjes, duke kundërshtuar çdo formë të mohimit të jetës njerëzore. Ajo mbështet çdo gjë që promovon gjirin e institucionit familjar. E tani do të flasim për familjet shqiptare në realitetin e sotëm shoqërore, familjet në aspektin shpirtëror, njerëzor e shoqëror. Mbi këtë argument pyetem misionarin Atë Giovanni Peragine, rregulltar Barbanit, famullitar i bashkësisë Kishtare në Milot. Ta dëgjojmë.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.