2011-06-03 16:33:21

Shqipëri: është për pasdite seanca e Kolegjit Zgjedhor


Kolegji Zgjedhor vendosi të shtyjë për në ora 17:00 vijimin e seancës gjyqësore ku po shqyrtohet kërkesa ankimore të Partisë Socialiste, e cila konteston vendimin e KQZ-së për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e bashkisë Tiranë.
Ky vendim u mor pasi trupa gjyqësore i kërkoi KQZ-së të sjellë tabelat përmbyllëse të rezultateve të KZAZ-ve të Tiranës, në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të socialistëve.
Kolegji do të verifikojë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ-ja miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi dhe numërimi i votave të kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara. Ky akt normativ dhe ky veprim kundërshtohet nga opozita.







All the contents on this site are copyrighted ©.