2011-06-03 16:48:42

Benedikti XVI priti në Vatikan zëvendës presidentin e SHBA-së Xho Bajden


Sot paradite Papa priti në Vatikan zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden në vizitë private. Bajden është katolik e deshi të takonte Papën Benediktin XVI për një përshëndetje e bisedë me të. Megjithatë takimi nga pikëpamja diplomatike nuk ka karakter zyrtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.