2011-06-03 17:37:06

Abetare të përbashkët për shkollat e Shqipërisë e të Kosovës


Fëmijët e Shqipërisë dhe ata nga Kosova do të mësojnë gjuhën shqipe përmes teksteve të unifikuara. Pas një takimi sot në Tiranë mes ministrit të Arsimit të Shqipërisë Myqerem Tafaj dhe atij të Kosovës, Ramë Buja, është deklaruar se "janë ngritur grupe pune nga të dyja vendet, të cilët do të hartojnë programe të përbashkëta, duke nisur nga abetarja, për të vazhduar më pas edhe me tekste të tjera", theksoi ministri Tafaj.
Ministri i Arsimit të Shqipërisë tha se është rritur numri i studentëve kosovarë që studiojnë në universitetet e Shqipërisë dhe shtoi se të dy Vendet po punojnë për lëshimin e diplomave universitare të përbashkëta.
Dy ministrat theksuan nevojën e rritjes së numrit të profesoratit në universitetet e të dyja vendeve për shkak të hendekut që ekziston mes numrit të studentëve gjithnjë në rritje dhe atij të pedagogëve. (ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.