2011-06-01 15:10:23

Shatëlli “Endeavour” del në pension


Anija kozmike “Endeavour” mbërriti sot në bazën e Kepit Kanaveral në Florida. Shatëlli, me të cilin u lidh edhe Papa më 21 maj, preku tokën në orën 8.35. Ky ishte misioni i fundit i anijes në kozmos. Tani, e lodhur nga ecejaket Tokë-stacion kozmik ndërkombëtar, edhe “Endeavour” do të dalë në pension e do të transferohet në një muze në Los Anxheles.







All the contents on this site are copyrighted ©.