Parlamenti i Iranit e çon në gjyq Ahmedinexhadin për shkelje tëligji
Rritet tensioni brenda skenës politike iraniane pasi që sot Parlamenti i ka dorëzuar
Gjykatës një relacion të shkurt në të cilin akuzohet presidenti Mahmud Ahmedinexhad
për shkeljen e ligjit me marrjen e postit të ministrisë së Naftës. Javën e kaluar
kreu i Shtetit iranian e pushoi nga detyra ministrin e Naftës Massoud Mirkazemi e
mori personalisht udhëheqjen e kësaj ministrie, që në atë kohë e bënte edhe president
të radhës në kryesi të Opec-ut në Vjenë. Këshilli i Rojtarëve, që është i ngarkuar
për monitorimin e respektimit të Kushtetutës iraniane, e quajti të paligjshëm këtë
lëvizje, duke vendosur që Ahmedinexhad nuk mund të drejtoi ministrinë e Naftës. Si
pasojë, Ahmedinexhad anuloi udhëtimin e tij jashtë vendit, por kjo nuk e kënaqi Parlamentin,
që e ka paraqitur rastin pranë gjykatës së vendit për hetime të mëtejshme. Vendimi
i Ahmedinexhadi për reduktimin e ministrive, duke bashkuar ministrinë e Naftës me
atë të Energjisë, ka shkaktura kritika të ashpra në parlament. Ahmedinexhadi është
përfshirë në një konflikt me klerin islamik dhe grupin konservator të vendit. E
sot ka vdekur Haleh Sahabi, një aktiviste e opozitës iraniane pas funeralit të të
atit, i cili, gjithashtu, ishte veteran i opozitës iraniane. Ezatollah Sahabi, ish-anëtar
i Parlamentit, që ishte detyruar të kalojë në opozitë nga kleri iranian gjatë viteve
të 80-ta, ka vdekur sot pas një sulmi në zemër në një spital të Teheranit, në moshën
81-vjeçare. E bija e tij, Haleh Sahabi, 54-vjeçare, gjithashtu, aktiviste e opozitës
dhe e të drejtave të gruas, ishte burgosur gjatë protestave në Iran në vitin 2009.
Ajo qe lejuar të dalë nga burgu për të marrë pjesë në funeralin e të atit, në periferi
të Teheranit. Faqet e internetit të opozitës iraniane raportojnë per vdekjen e saj
pasi u rrëzua në tokë pas goditjeve qe pesoi nga forcat e sigurisë, që ishin të pranishme
në funeral. Një dëshmitar tha Radio Fardas se e ka pa atë se si është goditur nga
forcat e sigurisë gjatë përleshjes me ta.