2011-06-01 15:09:57

Papa priti guvernatoren e përgjithshme të Australisë: pritja e refugjatëve e mjedisi në qendër të bisedimeve


Benedikti XVI priti sot në Vatikan zonjën Quentin Bryce, guvernatore e përgjithshme e Australisë, e cila më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Tarçizio Bertone e me sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominique Mbamberti.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – është përmendur kontributi i Kishës katolike në shoqërinë australiane, pritja e refugjatëve dhe tema tjera me interes të përbashkët. Më tutje është folur edhe mbi situatën ndërkombëtare e atë rajonale, e veçanërisht janë përmendur fatkeqësitë natyrore dhe problemet e mjedisit, e po kështu është folur edhe për dialogun ndërfetar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.