Në Shqipëri priten akoma rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Në Shqipëri vazhdojnë ndërhyrjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që procesi
elektoral të përfundoi sa më shpejtë e në mënyrë transparente. Ndërsa Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve vazhdon rinumërimin e votave për Bashkinë e Tiranës e ndërsa
pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor për padinë e ngritur nga Partia Socialiste kundër
kësaj procedure, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui u kujton
politikanëve se në fund të vitit, Brukseli do të vlerësojë pjekurinë politike e demokratike
të vendit. Nga “Shkolla e Kuqe”, ku bashkë me fëmijët festoi 1 Qershorin, Sekui theksoi
se është shumë e rëndësishme që procesi i çertifikimit të rezultateve për zgjedhjet
lokale të jetë transparent, i lirë dhe në përputhje me ligjin.