2011-06-01 11:17:22

Nata e parë në qelinë e Hagës për Ratko Mlladiç


Burgu i Sheveningenit në Hollandë hapi dje dyert për ish-gjeneralin serbo-boshnjak Ratko Mlladiç, i cili mbrëmë u ekstradua nga Beogradi. Tani, Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës mund të fillojë procesin, që e vë atë në bankën e të akuzuarve për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për presidentin serb, Boris Tadiç ka ardhur ora të fillojnë bisedimet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.