Kryeministri Thaçi: nuk ka ndarje të Kosovës, ide antihistorike
Kryeministri, Hashim Thaçi duke iu kundërpërgjigjur kërkesave të zyrtarëve serbë për
ndarje të Kosovës kërkoi nga ata që t’i stopojnë këto deklarime, pasi në të kundërtën
sipas tij, kërkesat e Kosovës mund të jenë më të mëdha se ato të tyre. Kryeministri
Thaçi këto komentoi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast i garantoi qytetarët
se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndryshim kufijsh apo cenim të integritetit. Ai
u bëri me dije ithtarëve të ideve antihistorike, se pavarësia e Kosovës është minimumi
i arritjeve dhe nëse sipas tij “Prishtina hapë tema të tilla atëherë Beogradi nuk
do të mund t’i mbyllë kurrë”. Kreu i Qeverisë së Kosovës i bëri thirrje Beogradit
që t’i tregojë qytetarëve të veriut të Mitrovicës se Kosova është vend i tyre dhe
Prishtina kryeqytet i tyre. Ndryshe, zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic, njëherësh
ministër i Punëve të Brendshme, ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh, ngase për
Kosovën nuk ka biseduar me Shqipërinë, duke ripotencuar se Kosova duhet të ndahet
midis Serbisë dhe Shqipërisë. /nga Telegrafi/