2011-06-01 15:11:47

Daçiq: Kosova të ndahet mes Serbisë e Shqipërisë


“Kosova duhet të ndahet mes Serbisë e Shqipërisë”: deklarata është e zv.kryeministrit serb, Ivica Daçiq, njëkohësisht ministër i brendshëm i Republikës Serbe. Në një intervistë për të përjavshmen e Beogradit “NIN”, Daçiq sqaron se “mbrojtja e Kosovës me luftë nuk pati sukses”, prandaj është e nevojshme të ridiskutohen kufijtë, sa nuk është vonë.
Sipas tij, Serbia duhej të ishte ulur në tryezën e bisedimeve me Shqipërinë, që në vitin 1990, pasi ndarja e Kosovës mes Tiranës dhe Beogradit është i vetmi opcion i mundshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.