2011-06-01 15:09:05

Bakteri vrasës: akoma nuk dihet zanafilla e infeksionit


Në Gjermani rriten viktimat e bakterit vrasës Esheria Koli (Escherichia Coli), i cili për herë të parë, shkakton vdekje edhe jashtë kufijve. Një grua humbi jetën në Suedi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 16 vetë. Infektimi përhapet edhe në Spanjë e në Republikën Çeke, por tashmë është e qartë se fajtorë për këtë nuk janë kastravecat spanjollë. Vërtet, në to është gjetur një variant i Esheria Kolit, i ndryshëm nga ai, që ka infektuar kryesisht veriun e Evropës. Autoritetet shëndetësore evropiane deklarojnë se akoma nuk është gjetur origjina e infeksionit e se analizat vazhdojnë. Tani për tani, epidemia nuk i ka prekur trevat shqiptare. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë e organizmat përkatëse janë vënë në veprim për të parandaluar hyrjen e perimeve me probleme në territor. Vlen gjithnjë rekomandimi për larjen e kujdesshme të perimeve dhe për zierjen e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.