2011-05-31 18:04:54

Shqipëri:KQZ miraton kërkesën e PD për 26 kuti tjera


Në Shqipëri ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me shqyrtimin e kërkesave të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste për rezultatin e Bashkisë së Tiranës. Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha deklaroi në një konferencë për media se në këtë proces zgjedhor nuk ka patur asnjë manipulim, duke i konsideruar deklaratat e kundërshtarit tij për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama, si qesharake.Kryesocialisti Edi Rama pohon Drejtësia të vendosë drejtësi e deklaroi se sot është koha që drejtësia të vendosë drejtësi, pasi janë në lojë fatet e demokracisë shqiptare. Përfaqësuesit e PS e kanë quajtur të pabazuar në ligj ankimimin e PD-së, duke shtuar se kjo veçse do ta ngatërrojë akoma më shumë procesin. "Kjo do të thotë që ju të vlerësoni votën që ju keni nxjerrë nga 113 kutitë dhe që gjatë procesit të vlerësimit të këtyre votave, dhe të hapim procesin me votat e vlerësuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate, kur bëhet kjo çështje, se i bie që pas një muaji t'i japim të drejtë një pale që i ka kaluar afati. Kjo çështje është përfunduar moralisht, juridikisht dhe PD ankimon rezultatin që shpall fitues kandidatin e vet, dhe sot ankimon tabelat e rezultatit që vetë ju prodhuat", tha Genci Gjonçaj, përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ. Më pas është hedhur në votë dhe me katër votat e maxhorancës, KQZ ka miratuar kërkesën e PD për të parë edhe një herë 26 kuti votimi me fletë të kontestuara. Pas një pushimi, mbledhja vijon me shqyrtimin e kërkesave të partive të vogla drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.