2011-05-31 18:02:21

Mlladiq i dorëzohet Hagës


Serbia ekstradoi Mlladiqin në Hagë. Ish gjenerali serbo-boshnjak, Ratko Mlladiq, arrestuar më 26 maj pas 16 vjetësh arratisje, është nisur me avion që do ta çojë në Hagë, ku do të gjykohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Njoftimin e dha ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Maloviç.
Gjykata e Lartë në Beograd refuzoi sot ankesën e përfaqësuesit juridik të kriminelit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, në vendimin për plotësimin e kushteve për ekstradimin e tij në Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës, tha zëdhënësja e gjykatës, Dushica Ristiq. Ky vendim iu dorëzua Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, e cila vendosi për ekstradimin e të akuzuarit Mlladiq në Hagë.
Mlladiqi akuzohet në veçanti për masakrën e Srebrenicës ku u ekzekutuan rreth 8.000 myslimanë, që konsiderohet si krimi më i rëndë në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore. Mlladiqi akuzohet për gjenocid, edhe për krime të tjera si deportime, spastrime etnike dhe terror në gjatë periudhës 43 mujore të rrethimit të Sarajevës.







All the contents on this site are copyrighted ©.