Me Papën t’ia besojmë vetveten, të afërmit, Kombin, Zojës së Këshillit të Mirë.
Virgjër Mari, Mater Unitatis, në këtë muzg ne duam ta shohim vetveten ndër
sytë e tu pasqyruar; e nën mantelin e mbrojtjes sate, t’i mbledhim shqiptarët
kudo nëpër botë.
Virgjër e ‘Fiat’, gjithë jeta jote është kremtim i
parisë së Zotit: na mbush me mahnitjen e fesë, na mëso ta ruajmë me lutje, veprën,
që jetës i jep jetë.
Ti Virgjër e shërbimit ndihmona të kuptojmë lirinë që
fitohet me çmimin e vetvetes, e bukurinë që fshihet në vërtetësi të një takimi.
O
Virgjër e Kryqit, na e nxirr hirin të kundrojmë fitoren e Krishtit mbi të keqen, e
hirin ta mbushim me shpresë, e me dashuri, kohën tonë.
O Virgjër e Çenakullit, nxiti
ti Kisha të lidhen mes tyre e me ipeshkvin e Romës. Bëj të na dhembë fort
fati i Kombit, plot etje për paqe e zhvillim.
Virgjër e Magnificat, hyrë
në zemrat tona, e mbushi me shëndet e na mëso si Ti ta madhërojmë Zotin, e
të ecim me hapa besnikë, mbas teje drejt qiellit të ri...
Lutja e Benediktit
XVI shqiptuar në përfundim të Rruzares Shenjte në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe,
në Romë , më 26.05. 2011