2011-05-31 18:40:05

Kosovë: Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale


Deputetët e Kuvendit të Kosovës i bënë thirrje Gjykatës së Hagës ta përshpejtojë rigjykimin e pjesshëm ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa institucioneve shtetërore të Vendit iu kërkua mbështetja për kreun e AAK-së dhe dy të akuzuarit e të tjerë, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj. Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare të mbajtur për këtë çështje, deputetët thanë se “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.
Kuvendi i Kosovës miratoi unanimisht rekomandimet e iniciuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës lidhur me rigjykimin e pjesshëm të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht gjendet në Gjykatën e Hagës.







All the contents on this site are copyrighted ©.