2011-05-30 17:24:37

Për zgjedhjet në Shqipëri kërkohet ndërhyrja e Komisionit të Venedikut


Problemi i zgjedhjeve të 8 majit në Shqipëri mund t’i kalojë për shqyrtim Komisionit të Venedikut. Propozimi është bërë nga kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan dhe ka gjetur mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste. Deputeti i saj, Blendi Klosi, në një deklaratë për shtyp, pretendon se ka fakte që tregojnë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Klosi denoncon mospërputhjen e numrit të votuesve me fletët e votimit të gjetura në kuti.







All the contents on this site are copyrighted ©.