2011-05-30 17:22:35

Mlladiç brenda 2-4 ditëve në Hagë


Zv.ministri serb i drejtësisë, Slobodan Homen deklaroi sot se do të duhen nga 2 deri 4 ditë për ekstradimin e ish-gjeneralit serbo-boshnjak Ratko Mlladiç në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Sipas shtypit, elementi më i rëndësishëm që ndikoi në kapjen e autorit të masakrës së Srebrenicës - me të cilën tani thotë se nuk ka të bëjë –është ai financiar. Vërtet, qeveria e Beogradit kishte vënë nën kontroll financat e të gjithë personave, të lidhur në ndonjë mënyrë me gjeneralin, i cili tri vjetët e fundit nuk qe në gjendje të paguante rojet private. Mbrëmë, në Beograd, ultranacionalistët organizuan një manifestim në mbështetje të Mlladiçit, që përfundoi me 180 arrestime e dhjetra të plagosur në ndeshjen me policinë, por qeveria e Boris Tadiçit duket e vendosur ta çojë të akuzuarin për krime kundër njerëzimit para gjyqit.
Avokati i Mladiçit, Milosh Saljiç e dorëzoi sot minutin e fundit ankimimin për ekstradimin e gjeneralit në Hagë, në mënyrë që procedura të zgjatet në maksimum. Mik i rinisë, 75-vjeçari është lindur në Pejë të Kosovës nga një familje malazeze.







All the contents on this site are copyrighted ©.