2011-05-30 17:25:50

Filloi sot në Tripoli, misioni diplomatik i presidentit afrikanojugor


Filloi sot në Tripoli, misioni diplomatik i presidentit afrikanojugor Zuma për të biseduar mbi një armëpushimin e mundshëm dhe mbi fillimin e reformave demokratike nga ana e regjimit libian. Televizioni shtetëror i Libisë referoi ndërkaq, se sulmet ajrore të NATO-s kundër qytetit të Zlitanit kanë shkaktuar 11 viktima. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Paktit të Atlantikut, Rasmusen, mbretëria e Gedafit “po perëndon”, por 100 ditë revolta nuk arritën ta shtrëngojnë atë të largohet nga pushteti. Gjithsesi, kryengritësit e Cirenajkës e konsiderojnë të afërt fitoren.







All the contents on this site are copyrighted ©.