2011-05-30 15:40:42

Dialogu ndërmjet katolicizmit e islamizmit në Evropë


Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës organizon në Torino, nga data e nesërme, 31 maj, deri më 2 qershor, takimin e dytë të ipeshkvijve e të delegatëve të Episkopateve për dialogun me Islamin në Evropë. Gjatë mbledhjes, do të diskutohen e do të shqyrtohen aspektet e ndryshme të marrëdhënieve ndërmjet katolikëve e myslimanëve në Kontinentin e Vjetër. Në veçanti, do të vihen në dukje mjetet për të kapërcyer frikën e intolerancën ndaj myslimanëve dhe mënyrat e bashkëpunimit të të dyja bashkësive, katolike e myslimane, me institucionet evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.