2011-05-30 17:21:08

Benedikti XVI ipeshkvijve indianë: Fjala e Zotit jo vetëm ngushëllon, por edhe mbron drejtësinë e pajtimin.


Dashuria dhe respekti, mund t’i gjallërojnë marrëdhëniet njerëzore, në të gjitha nivelet: janë fjalë, shkëputur nga fjalimi që Benedikti XVI u drejtoi ipeshkvjve indianë, të cilët i priti sot për vizitë ‘ad Limina’. Papa nënvizoi posaçërisht rëndësinë e shpalljes së Fjalës së Zotit e të bamirësisë, duke i porositur ipeshkvijtë të punojë me zell të veçantë për harmoninë dhe shenjtërinë në gjirin e familjes.RealAudioMP3
Ja edhe porositë kryesore të Benediktit XVI, me vlerë përgjithësuese:
“May Christ’s faithful in India continue to assist all those in need...”
Kush e beson Krishtin në Indi, të vijojë t’i ndihmojë ata, që kanë nevojë, pa dallim race, etnie, feje, gjendjeje shoqërore.
“The faithful come together for prayer, reflection on the Scriptures ...”
Mbi të gjitha, dashuria është dhurata e Zotit për njerëzmin, premtimi i tij, shpresa jonë. Prandaj të krishterët e të gjitha kohëve janë të thirrur t’i shërbejnë të afërmit, t’i duan vëllezërit, si vetveten”.
“...the word of God not only consoles but also challenges believers …”
Fjala e Zotit nuk është thjeshtë fjalë që ngushëllon, por edhe që sfidon, që i nxit besimtarët të mbrojnë drejtësinë, paqen e pajtimin ndërmjet tyre e në gjirin e shoqërisë ku jetojnë. E sidomos t’i dëshmojnë në jetë mësimet e Krishtit, për t’i përballuar, kështu, sfidat e rënda, që kërcënojnë unitetin, harmoninë e shenjtërinë e familjes e kulturën e respektit të asnasjelltë”.









All the contents on this site are copyrighted ©.