2011-05-29 17:56:41

Benedikti XVI: Papa Wojtila e Nënë Tereza kanë sjell shpresë dhe paqe.


Shenjtorët, më shumë se të pushtetshmit, “gjatë shekujsh kanë sjell shpresë në qytete të tëra”, vërejti Papa. E përmendi “Karlo Borromeun në Milano në kohën e murtajës, Nënë Terezën “engjëllin e të varfërve”, Karol Wojtilen “misionarin e madh”, e motër Maria Serafina, nga Trentino e cila jetoi në rajonin Kampanja të Italisë.
Benedikti Xvi shpjegoi para mijëra besimtarëve të mbledhur në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan për Lutjen e mesditës kushtuar Mbretëreshës Qiellore fragmentin nga Veprat e Apostujve nga liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele të 6-të të Pashkëve, që flet për Filipin, i cili pas persekutimet e pësuara nga të krishterët, e la Jerusalemin e shkon për të predikuar Ungjillin në Samari.
“Akoma sot – kujtoi Papa – thirrja e Kishës është ungjillëzimi”, sepse me Ungjill “njerëzimi ka mundësi ta njoh gëzimin e vërtetë”. E fytyra me të cilën Kisha paraqitet para botës duhet tè jetë ajo e shenjtorëve: “ndërsa të fuqishmit e kësaj bote kërkonin pushtimin e territoreve të reja për interesa politike dhe ekonomike, - vuri në pah Ati i Shenjtë Racinger – lajmëtarët e Krishtit shkonin kudo me të vetmin qëllim për t’u sjell Krishtin njerëzve, e njerëzit Krishtit, duke ditur se vetëm Ai mund të jap lirinë e vërtetë e jetën e përjetshme”.
Shenjtorët, “si lumi bamirës” kanë “ujitur kaq popullsi”, e “disa shenjtër e shenjtëresha të mëdhenj kanë sjell shpresën dhe paqen qyteteve të tëra, të mendojmë në shën Karlo Borromeun në Milano, në kohën e murtajës, të lumen Nënë Terezë në Kalkutë, e sa misionarë tjerë...”.
Në një moment tjetër, Benedikti XVI kujtoi të lumin Karol Wojtila, i cili “qe misionar i madh, siç e dokumenton edhe një ekspozitë e hapur këtyre ditëve në Romë. Gjon Pali II e mbështeti dhe organizoi misionin ad gentes – tek popujt, e në të njëjtën kohë, promovojnë ungjillëzimin e ri”. Këto fjalë mbi paraardhësin u priten me duartrokitje nga besimtarët e pranishëm në sheshin e Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.