2011-05-27 19:34:30

Shenjtorët e Javës sipas kalendarit kishtar.


Të dielën me 29 maj, Kisha kremton të dielën e 6-të të kohës së Pashkëve, e po sot më 29 maj kalendari kishtar përkujton edhe shën Ursulëm Ledohovskaja, themeluese e Orsolineve të Krishtit në agoni, e cila që na kujton se ndjekja e Zotit përjashton çdo kompromis. Në se pranon ta ndjekësh Krishtin, duhet të heqësh dorë nga gjithçka tjetër. E atëherë do të vërejmë me gëzim se që në këtë jetë tokësore realiteti ynë nis të ndryshojë e zemra nis të na rrahë me ritmin e Zemrës së Zotit.
Të hënën më 30 maj, kalendari Kishtar përkujton Shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes e Shën Zhanën d’Ark, virgjër. Jezusi kumton Pashkët e tij, por dishepujt duket se nuk kujtohen fare për këtë: arsyetojnë me logjikën njerëzore të pushtetit. E edhe ne si ata. Logjika e Kryqit mund të kuptohet dhe të fitohet vetëm me shpirtin e shërbimit.
Të martën që vjen më 31 maj, kalendari Kishtar kremton festën e Pasisë së Zojës së Bekuar, e Kisha mbyll muajin kushtuar nderimit të Virgjërës Mari. Zoja e Bekuar shkon të vizitojë Elizabetën, nga e cila lind kënga e ‘Madhërimit’ - ‘Magnificat’, këngë e cila madhëron Zotin e Gjithëpushtetshëm për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet. Maria kuk shkon për të kaluar kohën tek Elizabet, por bën një udhëtim të vërtetë apostolik, gjatë të cilit kumton Fjalën që i tha Engjëlli i Tënzot dhe këndon mrekullitë e Zotit në jetën e saj.
Është dita e fundit e majit, kushtuar Zojës së Bekuar, që kremtohet në të gjitha Kishat katolike të botës, e në këtë ditë në të cilën kremtohet festa e Pasisë së Zojës, liturgjia shpjegoi se Virgjëra Mari është ikonë mahnitëse e Kishës, me rininë e saj të përhershme, që buron nga Shpirti Shenjt Zot, e Kishës, misionare e Fjalës së Hyjit të Mishëruar.
Të mërkurën më 1 qershor, bie përkujtimi i shën Justinit, filozof e martir. Liturgjia e ditës na kujton se Zoti e do popullin e vet, se i prin drejt së vërtetës, drejt takimit me Hyjin Atë. Zoti zgjedh në histori figura të veçanta për t’i dhënë mesazhe të fuqishme popullit të vet.
Të enjten e ardhshme më 2 qershor Kisha kremton e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, që tek shqiptarët njihet me emrin festa e të Shëlbuemit. Po të enjten më 2 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Marçelinin meshtar, e Shën Pjetrin ekzorçist e martir dhe e shën Eugjenin, papë. Edhe sot, si në kohët e largëta, jemi të ftuar të hapim mendjen e zemrën, për t’i bërë vend Fjalës Hyjnore që shëlbon. Këtë na kujton festa e të Shëlbuemit.
Të premten më 3 qershor, kalendari Kishtar përkujton edhe Shën Karl Lvangan me shokë, martirë të Ugandës dhe Shën Klotilda, mbretëreshë e frankëve. Liturgjia na kujton që Jezusi kumton Pashkët e tij, por dishepujt duket se nuk kujtohen fare për këtë: arsyetojnë me logjikën njerëzore të pushtetit. E edhe ne si ata. Logjika e Kryqit mund të fitohet vetëm me shpirtin e shërbimit.
Të shtunën më 4 qershor kalendari do të përkujton Shën Françesk Karaçiolon, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe e Shën Kuirini, martir. Liturgjia e ditës a kujtojnë se njeriu i drejtë i jep lavdi Hyjit me bindjen se feja nuk është pronë e jonë personale por dhuratë Hyjnore. Na u dorëzua që të kujdesemi për të, ashtu si vreshti u dhurohet vreshtarëve. Ne kemi përgjegjësi për lulëzimin e vreshtit, por nuk jemi i zoti i tij, edhe feja na është dhuruar për ta ushqyer çdo ditë besimin tonë në Zotit e dashurinë ndaj Tij dhe të afërmit.
Të dielën e ardhshme më 5 qershor, Kisha do të kremtojë të dielën e 7-të të kohës së Pashkëve. Gjithnjë më 5 qershor kalendari kishtar përkujton edhe shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë. Liturgjia e ditës na kujton se secili nga ne është i thirrur të japë kontributin e tij për ndërtimin e një realiteti më të mirë, duke i ndihmuar për këtë edhe autoritetet civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.