2011-05-27 18:02:47

Kuriozitet: qyteti i verës i dhuron Papës “Verën e unitetit të Italisë”.


“Do ta pijmë me gëzim, duke i përcjellë bekimin tonë të gjitha bashkësive të verërave italiane. Vera është burim gëzimi e vëllazërimi e, sidomos, simbol i gjakut të Krishtit”. Janë fjalët e Papës drejtuar kryetarit të Qytetit të Verës, Xhampaolo Pioli i cili pardje, në përfundim të audiencës së përgjithshme, i dorëzoi personalisht Benediktit XVI, në Sheshin e Shën Pjetrit “Verën e unitetit”, prodhuar nga mjeshtri Roberto Çipreso me rastin e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë, me rrushin e vreshtave të 20 zonave kryesore të Gadishullit, nga Val d’Aosta, në Sicili.
Shoqërohej nga 150 kryetarë bashkish e komunash, që shquhen për verëra të famshme në mbarë botën, përfaqësues të mbarë Italisë, që, por ta kishin lexuar tregimin e Mitrush Kutelit “Fshati im e pi rakinë”, sigurisht do ta zëvendësonin me “fshati im e pi verën”.Prej këndej, Pioli shpjegoi: “Benedikti XVI, me fjalët e tij, deshi të kujtojë se vera është simbol i shenjtë për qytetërimin e krishterë, por njëkohësisht, edhe një nga simbolet më të forta të vendit tonë, të historisë sonë e të traditave tona, të shumta e të larmishme, që ndryshojnë nga një zonë në tjetrën, por që sigurisht vera i bashkon e i bën të njohura. Është ambasadorja më e mirë e Italisë në botë”. Për Shqipërinë – rakia!







All the contents on this site are copyrighted ©.