2011-05-27 17:33:07

Evropa Qendrore e Lindore, përvojë Obamës për "pranverën arabe"


Presidenti amerikan Barak Obama u largua nga mbledhja e G8-ës në Dëvil të Francës për të shkuar në Poloni, etapa e fundit e turneut të tij evropian, që e çoi në Irlandë, Britaninë e Madhe e në Francë. Në Varshavë, Obama takohet me homologët e tij nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Në qendër të bisedimeve, transferimi i mundshëm i përvojës së kalimit nga komunizmi në demokraci, në vendet arabe. Kujtojmë se ky takim zhvillohet sot e në të marrin pjesë edhe Shqipëria e Kosova. Serbia e Rumania e kanë bojkotuar pikërisht se është e pranishme presidentja kosovare, Atifete Jahjaga.







All the contents on this site are copyrighted ©.