2011-05-26 14:32:51

Ratko Mladiq arrestohet në Vojvodinë, ku strehohej prej kohësh


Ratko Mladiq është arrestuar nga autoritetet serbe jo larg Zrenjaninit të Vojvodinës. Ratko Mlladic, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime lufte dhe gjenocid, u arrestua në ditën kur në Beograd arrin Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Operacioni i fshehtë erdhi pas një lajmërimi se ky person, me emrin Milorad Komandic “zotëronte disa shenja të identifikimit të Ratko Mlladicit dhe ishte fizikisht shumë i ngjashëm me atë”, pohojnë mediat serbe.
Që në prill të 2010, një e përvajshme e Sarajevës, Slobonda Bosna, pat botuar lajmin se kriminelët e luftës fshiheshin në një stallë të zonës, duke shëruar depresionin me punë fizike bujqësore e me blegtori. Së bashku me Mladiqin, ishte edhe Zoran Obrenoviç-Maljiç, kreu i sigurisë së tij. Sipas burimeve, nuk është hera parë që prania e Mladiqit sinjalizohej në Vojvodinë, ku mund pat mundësi të mbështetej në ndihmën e miqve.
Presidenti i Komisionit evropian Barroso, e quajti “lajm të madh” arrestimin e Ratko Mladiqit. “Javën e kaluar në Beograd takova Tadiqin i cili më premtoi për arrestimin e Mladiqit”, kujtoi Barroso, në Deauville, ku gjendet për punimet e takimit të nivelit të lartë të G8.







All the contents on this site are copyrighted ©.